Administrata e presidentit Joe Biden njoftoi të premten ndihma të reja ushtarake me vlerë 275 milionë dollarë për Ukrainën, ndërsa Kievi po përballon me vështirësi avancimin e forcave ruse në rajonin Kharkiv. Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se paketa e re e ndihmave, për të cilën u fol paraprakisht të enjten nga dy zyrtarë amerikanë, “është pjesë e përpjekjeve për ta ndihmuar Ukrainën të zmbrapsë sulmin e Rusisë pranë Kharkivit”.