Franca dhe Gjermania kanë planifikuar të shpenzojnë miliarda euro nga Fondi i Bashkimit europian, për rimëkëmbjen post pandemike. Shifrat e publikuara nga Gjermania, tregojnë shpënzimin e 90 % të fondeve, ndërsa Franca 75 % , që do të ndahen në mbrojtje të klimës dhe dixhitalizimit. Ministrat e financave në dy vendet me ekonomitë më të mëdha në Bashkimin Evropian, kanë theksuar qëllimet e përbashkëta për të transformuar ekonominë e Evropës.