Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu deklaroi se kërcënimi nga Serbia vlerësohet si shumë i lartë. Pas raportimit të drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, ajo shtoi se grupi terrorist serb, udhëhequr nga famëkeqi Milan Radoicic është duke u trajnuar në pranë kufirit me Kosovën dhe gëzon mbështetjen e Beogradit.