Hetimet paraprake të policisë së Lushnjes kanë zbardhur dinamikën e atentatit ku mbeti i plagosur 45-vjeçari, Julian Sula, njohur ndryshe edhe si Juli i Pashakos. Grupi hetimor ka rindërtuar ngjarjen, teksa dyshohet se atij iu ngrit pritë nga të paktën tre persona, që e qëlluan me breshëri kallashnikovi në një zonë mjaft të populluar të qytetit, ndodhur mes stadiumit dhe spitalit.