Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në Riad me homologun e saj bullgar, Rumen Radev. Përmes një postimi në FaceBook, presidentja bën me dije se më homologun saj bisedoi për largimin e masave të padrejta ndaj Kosovës dhe për avancimin për statusin e vendit kandidat për Bashkimin Evropian. Osmani e ka cilësuar homologun bullgar, si mik të Kosovës dhe mbështetës të fuqishëm të aspiratave euroatlantike.