Bolivia ka nisur një operacion shumë të madh policor në përpjekje për të kapur Sebastian Marcet, bosin e dyshuar të drogës, i cili kërkohet nga autoritetet e vendit të tij në Uruguai, si dhe nga Paraguai dhe Brazili. Marset kërkohet edhe nga autoritetet amerikane dhe nga Agjencia Ndërkombëtare Policore, Interpol. Emri i tij lidhet me vrasjen e prokurorit anti-mafia në Paraguai, Marcelo Pecci, në Kolumbi. Marset është ndër organizatorët e atij krimi.