Infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve mbeten kërcënim i madh shëndetësor në Gjermani, duke kontribuar në dhjetëra e mijëra vdekje çdo vit. Kështu u tha në një studim të kryer nga Instituti Robert Koch, Universiteti i Uashingtonit dhe institucione të tjera kërkimore. Analiza e publikuar në revistat shkencore zbuloi se afër 45.700 persona në Gjermani kishin vdekur në lidhje me patogjenët rezistentë ndaj antibiotikëve në 2019-ën. Në disa raste, rezistenca nuk ishte shkaku i menjëhershëm i vdekjeve, por infeksionet e gjakut, të rrugëve të frymëmarrjes dhe infeksionet abdominale ishin veçanërisht të zakonshme si pasojë fatale.