“Roli i Kosovës si vend tranzit për migracionin e parregullt paraqet rreziqe për sigurinë dhe të drejtat në Kosovë, Britani të Madhe dhe Evropë”, ka theksuar përmes një reagimi në rrjete sociale ambasadori I Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Sipas diplomatit, rrjetet e kontrabandës së migrantëve në Kosovë, shfrytëzojnë njerëz të cilët janë të cenueshëm. Hargreaves nënvizon më tej se rrjetet e kontrabandës dëmtojnë përpjekjet evropiane për menaxhimin e drejtë dhe human të lëvizjes së njerëzve.