Presidenti kinez Xi Jinping mbërriti në Serbi të martën në mbrëmje i shoqëruar nga avionët MIG-29 në një vizitë me masa të larta sigurie, që përkon me 25-vjetorin e bombardimit nga NATO të ambasadës kineze në Beograd, ku u vranë tre gazetarë kinezë. Serbia, pas Francës, është ndalesa e dytë në vizitën e parë të Presidentit Xi në Evropë në pesë vjet, ku përfshihet edhe një vizitë në Hungari. Në Serbi, e cila shihet si partneri më i rëndësishëm i Kinës në Ballkan, Presidenti Xi pritet të diskutojë investimet e Kinës në vend dhe marrëveshje të reja të mundshme.