Top News – Microsoft do të blejë TikTok-un / Trump konfirmon bisedimet, do ‘një betejë’ ofertash
28/01/2025 12:14

Presidenti amerikan, Donald Trump, u tha gazetarëve se kompania Microsoft është në bisedime për blerjen e TikTok-ut, duke shtuar se do të dëshironte të shihte një betejë ofertash për këtë aplikacion. Kompania e teknologjisë, Microsoft nuk ka komentuar për këtë pohim të Trumpit. As TikTok e as ByteDance, që ka pronësi aplikacionin, nuk kanë komentuar po ashtu. TikTok, që ka afër 170 milionë përdorues amerikanë, përkohësisht u ndalua para se ligji që i kërkon pronarit kinez, ByteDance, ta shiste ose do të ndalohej në Shtetet e Bashkuara të hynte në fuqi më 19 janar. Pasi mori mandatin e presidentit më 20 janar, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke kërkuar shtyrjen për 75 ditë të zbatimit të ligjit, i cili thirret në shqetësimet për sigurinë kombëtare. Trump tha javën e kaluar se ai ishte duke biseduar me disa njerëz lidhur me blerjen e TikTok-ut dhe do të dëshironte që vendimi për të ardhmen e aplikacionit popullor të merrej brenda 30 ditësh. Presidenti amerikan më herët ka thënë se është i hapur që miliarderi Elon Musk ta blejë aplikacionin, nëse pronari i Tesla-s dëshiron ta bëjë një gjë të tillë. Megjithatë, Musk nuk ka komentuar publikisht këtë deklaratë të presidentit Trump. Kjo është hera e dytë që Microsoft-i lidhet me blerjen e mundshme të TikTok-ut. Gjatë mandatit të parë si president, Trump kishte kërkuar që TikTok-u të ndante versionin për SHBA-në nga ByteDance, duke u thirrur në shqetësime të sigurisë kombëtare. Më 2020, Microsoft ishte ofertuesi kryesor, por bisedimet për blerjen e aplikacionit dështuan.

Salianji kandidat për kryetar të PD? Berisha e sulmon: Ai zgjodhi të birësohej politikisht
23/03 19:15
Berisha nuk ndalet me protestat/ Do i shtrijmë në të gjithë vendin, zbulohet skenari
23/03 19:01
Pas ngritjes së naftës rritje te të energjisë?/ Zv. Ministri i financave Yzeiraj flet në Breaking
23/03 18:58
Zgjedhjet Brenda PD një farsë?/ Kika shpërthen në Breaking: Janë pa garë reale
23/03 18:52
Balliu procedohet penalisht pas protestës/ Zbulohen arsyet, ja çfarë ju gjet deputetit
23/03 18:48
Gjermanët të indinjuar ndaj Berishës/ Ja çfarë thanë pas protestës së opozitës
23/03 18:46
A do ketë transparencë nga qeveria e Ramës për çmimin e naftës?/ Ekspertët ngrenë alarmin
23/03 18:46
Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e naftës/ Analistët flasin për vendimin
23/03 18:45
Energjia elektrike a do ngrihet çmimi?/ Eksperti flet në Breaking ja çfarë do ndodhë
23/03 18:08
Lufta ngre çmimin e naftës/ Yzeiraj: Kohëzgjatja do të varet nga zhvillimet në Lindjen e Mesme
23/03 18:07
Çmimi i naftës rritje e menjëhershme/ Yzeiraj: Do ngrihet task-forca për të inspektuar në terren
23/03 17:59
Çmimi i naftës rritje e menjëhershme/ Yzeiraj: Do ngrihet task-forca për të inspektuar në terren
23/03 17:58
Berisha nuk ndal protestat/ Ndërkombëtarët i tërheqin veshin, përplasje gazetaren, ç’po ndodh
23/03 17:18
Nami/ Irani plas minat, shpërthime të frikshme, përplasje të forta
23/03 16:31
Trump i jep fund luftës, negociatat me Iranin, Dritan Hoti hedh dritë mbi situatën
23/03 16:14
PD nuk ndal protestat/ Rama vihet në lëvizje, ndryshime në radhët e socialistëve | Breaking
23/03 15:45
Lajm i fundit/ Rritja e çmimit të naftës rikthen Bordin e Transparencës, vendimi i qeverisë
23/03 15:39
Ernest Muçi titullar përballë Polonisë?! Anton Cicani SKANON kombëtaren | Breaking
23/03 15:28
Mungojnë Manaj & Daku! Anton Cicani: Ja kush mund të luajë në sulmi! | Breaking
23/03 15:27
Erblin Osmani, 16-vjeçari që debutoi me Bayern! A luan me Shqipërinë?! Cicani: Ka përpjekje, por…
23/03 15:09
DIGITALB DIGITALB