Bashkimi Demokratik për Integrim denoncon një tjetër zhvillim antishqiptar nga qeveria e Hristjan Mickoskit në Maqedoninë e Veriut. Partia më e madhe shqiptare në shtetin fqinj këtë herë ka analizuar programin e ri të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit. Byroja, që është në varësi të drejtpërdrejt të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka hartuar programin për lëndën Histori dhe Shoqëri, ku në librin për nxënësit e klasës së shtatë shqiptarët nuk ekzistojnë në këtë vend.