Qeveria e Hristjan Mickoskit në Shkup ka nisur fushatën e spastrimit të shqiptarëve nga administrata dhe grupet operative të shërbimeve sekrete të Maqedonisë së Veriut. Alarmi është dhënë nga Bashkimi Demokratik për Integrim, që thotë përmes një deklarate, që për herë të parë që nga viti 2001, asnjë pozicion drejtues, drejtor, zëvendësdrejtor apo ndihmësdrejtor në tre agjencitë kryesore të sigurisë së shtetit, përfshirë Agjencinë e Inteligjencës, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Agjencinë e Inteligjencës Ushtarake nuk mbahet nga shqiptarët.