Hristjan Mickoski është rigjedhur për herë të tretë kryetar i VMRO-DPMNE në kongresin e partisë, duke marrë votëbesimin e të gjithë anëtarëve. Kjo pasi ishte dhe i vetmi kandidat për drejtimin e partisë më të madhe në Maqedoninë e Veriut. Ai u zgjodh me 804 vota, në Kongresin e 18-të që u mbajt në Kavadar. Ndërsa foli për sfidat e rrugëtimit të Maqedonisë së Veriut në BE, ai drejtoi gishtin dhe njëhërë nga Bullgaria, duke e fajësuar si pengesën kryesore ne anetarësim.