Kryetari i Partisë së Lirisë, njëherësh ish-President i Republikës, Ilir Meta, vijoi thumbimet ndaj bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, edhe në tryezën e thirrur nga ai me temë ‘Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave’. Duke u shprehur i vendosur për për të luftuar nepotizmin në parti, Ilir Meta akuzoi në mënyrë indirekt Monika Kryemadhin për largimin e shumë grave, pasi sipas tij vëmendja e ka qenë tek çantat e shtrenjta.