Sali Berisha do të hyjë në zgjedhje përmes Ilir Metës. Zyrtarizimi i koalicionit pritet të bëhet të martën, një ditë para përfundimit të afateve për regjistrimin e koalicioneve. Ish-Kryeministri u takua këtë të hënë me Ilir Metën. Pas këtij takimi u pyet nga gazetarët se si do të regjistrohet.