Partia e Lirisë është e bindur se ditën e arrestimit të Ilir Metës ka dështuar një skenar për ekzekutimin e tij. Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi doli në një konferencë për mediat, ku foli edhe për raportimet mediatike mbi gjendjen shëndetësore të Presidentit të PL-së. Ilir Meta është zhvendosur në burgun 313, pasi të martën në një seancë maratonë dhe të tensionuar gjykata vleftësoi masën e sigurisë arrest me burg.