Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Nokën dhe temë e diskutimit me të ka qenë bashkëpunimi në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm. Kreu i PL-së shton se ekziston vullneti dhe dëshira për të bashkëpunuar, përfshirë edhe në organizimin e protestave, por shmangu përgjigjen nëse ka pasur bisedime për formulën e kandidatëve të opozitës në zgjedhje. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.