Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, e krahason rastin e arrestimit të Ilir Metës, me atë të ish-udhëheqësit të opozitës ruse Alexey Navalny. Në një deklaratë për mediet nga selia e PL, Blushi thekson se arrestimi i Metës është bërë në shkelje të nenit 25 të Kushtetutës. Duke e paralelizuar çështjen me NAvalny-in Blush sjell vendimin e GJEDNJ për ndalimin e këtij të fundit.