Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend marrëveshjen për Administrimin e Parkut të Butrintit. Në favor të vendimit të tij, kreu i shtetit ka rënditur 8 argumente, ndër të cilët është edhe ai i shkeljes së kushtetutës dhe cënimit të interesit publik të qytetarëve shqiptarë.