Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me raportin e ‘Freedom House”. Me anë të reagimit të dytë mbi raportin në fjalë Meta është ndalur tek ajo ku flitet për standardet e drejtësisë. Sipas ‘Freedom House” drejtësia është në shërbim të politikë dhe për ketë Meta shkruan se duhet një reflektim i thelluar. Reagimi i Metës: Standardet e drejtësisë janë të lidhura ngushtësisht me standardet e demokracisë. Ndaj ky shqetësim i veçantë në raportin e “Freedom House” meriton reflektim të thelluar.