Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur lirimin e Sali Berishës nga masa e sigurisë arrest me burg. Ai thotë se gjithmonë ka qenë i bindur se shpallja e Berishës non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është produkt i lobimit korruptiv të Sorosit. Meta shpreh mirënjohje për Gjykatën e Strasburgut, që sipas tij mori në shqyrtim me urgjencë rastin e Berishës pa pritur shterimin e të gjitha gjykatave të brendshme të Shqiprisë. Në fund, Presidenti i Lirisë shpalos një objektiv.