Përgatitja për vitin elektoral 2025 sjell dy sfida për opozitën: zgjedhjen e një kandidati për kryeministër dhe bashkimin e forcave opozitare. Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përshkroi identikitin e kandidatit për kryeministër që i nevojitet opozitës, teksa mes rreshtash la të nënkuptohet se në kushtet kur Berisha ndodhet në arrest shtëpie, as ai dhe as Meta nuk do të kandidojnë për kryeministër.