Disa orë na ndajnë nga seanca e radhës në Gjykatën Kushtetuese për legjitimimin ose jo të vendimit të Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Teksa përfaqësuesit e Kuvendit u janë përgjigjur rreth 70 pyetjeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, tashmë është radhe e Presidencës që të bëjë të njëjtën gjë, e që pritet të ndodhë nesër duke nisur nga ora 10:00, kur është edhe ora zyrtare e vendosur nga Gjykata Kushtetuese për seancën e radhës, që me shumë gjasa do jetë vendimtarja.