Një ditë pas negociatave me dyer të mbyllura në selinë e Partisë Demokratike, Ilir Meta depozitoi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën që Partia e Lirisë të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. Aleati i Berishës nuk priti për vendimin e Gjykatës së Apelit për t’i dhënë fund dilemës së firmës dhe vulës së Partisë Demokratike. Vetëm një ditë, para seancës së planifikuar në Apel, Meta depozitoi kërkesën për regjistrim në zgjedhje së bashku me vërtetimin e Gjykatës së Tiranës.