Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave të ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias për çështjen e detit, i cili u shpreh se Kreu i Shtetit shqiptar nuk ka dhënë autorizimin për të negociuar. Në një konferencë për mediat, Meta deklaroi se në vitin 2018, ka dhënë autorizimin për krijimin e grupit negociator për të biseduar me palën greke.