Rreth dy orë zgjati dëshmia e ish presidentit Ilir Meta në prokurorinë e posacme antikorrupsion, i thirrur këtë të mërkurë për tu marrë në pyetje lidhur me cështjen CEZ-DIA. Pas daljes nga ambientet e SPAK, Meta u shpreh se nuk ekziston asnjë akt i firmosur nga ai, në interes të askujt, përfshirë këtu Dia apo Cez, ndërsa shtoi se kjo cështje diskutohet politikisht nga Edi Rama.