Dhjetë muaj më parë, ‘Kronen Zeitung’ media më e madhe austriake publikonte një artikull ku sipas një dëshmitari shqiptar që strehohej në Austri, Ilir Meta përshkruhej si thelbësisht i korruptuar. Artikulli mes të tjerave citonte dokumentet e siguruara nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA për lobimin ndër vite të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në Uashington. Gazeta referonte edhe një pagesë prej 700 mijë dollarësh të bërë në 2016-të dhe fillim të 2017-s përmes kompanisë Dorelita Limited, e regjistruar në Qipro.