Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër lidhur me sjelljen e forcave të shumta policore, të cilat u ndalën në lungomaren e Vlorës me qëllim monitorimin e respektimit të orës policore nga ana e bizneseve. Në postimin e tij në facebook, kreu i shtetit dënoi rëndë arrogancën dhe arbitraritetin e treguar nga forcat policore duke nënvizuar se protestat janë një e drejtë kushtetuese.