Në reagimin e parë pas lajmit të bërë publik nga Ilir Meta, që tha se ka kërkuar divorcin me të, Monika Kryemadhi shprehet e paqartë në lidhje me arsyet e kësaj kërkese. Kryemadhi është pyetur nga Zëri i Amerikës pas deklaratës së Metës. Ish-kryetarja e LSI-së tha se nuk preferonte që të komentonte vendimin e bashkëshortit të saj dhe kërkesën për divorc, por shtoi se më parë do të mësonte arsyet që kanë çuar Ilir Metën që të depozitojë në gjykatën e Tiranës kërkesën për ndarje.