Politika, ekonomia dhe çështje të tjera të ditës ishin në qendër të konferencës së kësaj të premteje të ish-presidentit, tashmë kryetar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Për ish-Presidentin ka vetëm një PD dhe kjo është ajo që drejton ish-kryeministri Berisha, ndonëse ende gjykata e Apelit nuk e ka thënë fjalën e saj. Por krahas këtij bashkëpunimi, Meta u shpreh edhe për bashkëpunim me Partinë Socialiste për reformën territoriale.