Më 9 dhjetor, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri, gjatë të cilës do të takohet me kryeministrin Edi Rama, kryedemokratin Lulzim Basha dhe Ministren e Jashtme Olta Xhaçka. Por ajo që bie në sy është mungesa në axhendën e tij e një takimi me kreun e Shtetit, Ilir Meta.