Presidenti i Republikës Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e e konsideroi atë si të përfshirë në garën e pjesshme për 6 bashki. Meta u shpreh se ai nuk është përfshirë në asnjë palë zgjedhje, teksa komentoi edhe qëndrimin e tij para zgjedhjeve të 25 prillit.