Presidenti Ilir Meta është shprehur i rezervuar lidhur me zhvillimet në Partinë Demokratike, ku ish-lideri i saj Sali Berisha ka nisur aksionin për të shkarkuar Lulzim Bashën. Nga Pogradeci, në një prononcim për gazetarët, i pyetur për këtë, Meta tha se nuk dëshiron të komentojë çështjet e brendshme të një partie politike,megjithatë këshilloi se të gjithë duhet ti përmbahen parimeve bazike të demokracisë.