Tre aleatë iu bashkuan me fjalime Sali Berishë në protestën e thirrur këtë të shtunë para Kryeministrisë. Ilir Meta iu drejtua të pranishmëve përmes një audomesazhi nga qelitë e paraburgimit, ndërsa Fatmir Mediu dhe Agron Duka folën nga podium. Protesta zgjati për rreth 90 minuta, ku fill pas saj, Sali Berisha u nis drejt Rinasit për të marrë fluturimin drejt Romës, ku ka një takim me emigrantët shqiptarë.