“Të dashur anëtarë dhe anëtare të Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë! Duke ju përshëndetur të gjithëve dhe falenderuar për mbështetjen dhe solidaritetin tuaj, dua t’ju uroj suksese në këtë mbledhje të rëndësishme, ku nuk mund të mungoja as sot. Një vit më parë, në Konventën historike të 27 Prillit, ne miratuam programin tonë të 5 Prioriteteve madhore për 4 milion shqiptarë plus.