Dy ditë para mbarimit të mandatit, Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që ashtu siç edhe e nisi, ta përfundojë atë. Kreu i shtetit në detyrë, u prit me ceremoni shtetërore nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, teksa nuk ka munguar as edhe shqiponja e bërë me duar nga Meta. Ai u shpreh në daljen e përbashkët për shtyp, se problemet e brendshme nuk e kanë lejuar të bëjë mjaftueshëm për Kosovën. “Kam detyrën kushtetuese, për vete morale sic e ka dhe cdo qytetar dhe e vetmja keqardhje që kam është që mund të kisha bërë edhe më shumë në përkrahjen e Kosovës nëse do të kisha më pak probleme të brendshme në vendin tim gjatë këtyre 5 viteve. Por ju jap fjalën se nga 25 korriku në mëngjes, do të bëj shumë herë më tepër”.