Pas stresit të divorcit, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do të përballen dhe me drejtësinë pasi të dy do të ulen përkrah njëri-tjetri në bankën e të akuzuarve. Me kërkesë të SPAK, u prangos këtë të hënë Ilir Meta, ndërsa për ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje.