Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari sqaroi krisjen e marrëdhënies së saj me Rithemelimin e Sali Berishës. Në një postim në Facebook, Kokalari zbulon fijet që lidhin Ilir Metën, ish ministrin Arben Ahmetajn dhe kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi. Sipas Kokalarit, pazaret që lidhin Ahmetajn, Metën dhe Këlliçin po dëmtojnë elektoratin e Partisë Demokratike.