Pedofilia e mësuesve në bangat e shkollës, do të parandalohet përmes një projektligjit të hartuar nga ministria e arsimit, e që ndodhet për konsultim publik. Rasti më i fundit, ishte ai i mësuesit 62 vjeçar, Ëngjëll Bregu, i cili fill pas përfundimit të dënimit për pedofili dhe ngacmim seksual ndaj fëmijëve, u punësua si mësues fizike në Berat, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të prindërve.