Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka denoncuar vonesën në paga të mësuesve të shkollës profesionale në Kamëz. Denoncimin Vokshi e ka bërë në rrjetet sociale, ku publikon një mesazh zë mbërritur në telefonin e saj. Sipas këtij mesazhi, mësuesit e kësaj shkolle nuk janë paguar prej muajit dhjetor, thënë ndryshe kanë dy paga të prapambetura. Sipas denoncuesit, shkak është bërë fakti se drejtori i kësaj shkolle ka kaluar drejtor i ujësjellësit.