Papa Leoni XIV udhëhoqi për herë të parë meshën e pashkës katolike në Vatikan. Kjo ditë erdhi në sfondin e luftës në Lindjen e Mesme, ndaj në fjalën e tij drejtuar mijëra besimtarëve në sheshin e Shën Pjetrit, nuk mungoi thirrja për politikën. “Ata që kanë fuqinë për të nisur luftëra, të zgjedhin paqen – u shpreh Papa Leoni, teksa kritikoi indiferencën globale ndaj konflikteve, në bekimin e tij të parë të Pashkëve. "Po mësohemi me dhunën, po i dorëzohemi asaj dhe po bëhemi indiferentë. Indiferentë ndaj vdekjes së mijëra njerëzve", i tha ai turmës së besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit, duke njoftuar gjithashtu një vigjilje lutjeje në Vatikan më 11 prill.