Karrierës diplomatike të Yuri Kim i erdhi fundi pas 29 vitesh shërbimi për departamentin amerikan të shtetit. Ish ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka ndarë fjalimin në Kongresin Amerikan të republikanit James Moylan, i cili teksa rendit arritjet diplomatike të saj, ndalet edhe tek vitet që ka shërbyer në Shqipëri si ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.