Familjarë, miq, të afërm dhe deputetë kanë marrë pjesë në ceremoninë e homazheve në nder të Gert Bogdanit, ku me dhimbje dhe të përlotur i kanë dhënë lamtumirën ish-deputetit të Partisë Demokratike. Mesazhe të shkurtra kanë dhënë para mediave nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, presidenti Bajram Begaj, gruaja e Sali Berishës Liri Berisha si dhe kreu i grupit parlamentar të PS Niko Peleshi.