Liria e fjalës është dhe do të mbetet thelbi i demokracisë dhe që kjo liri të mos cenohet kurrë, fjala duhet të udhëtojë gjithmonë përkrah përgjegjësisë. Me këtë mesazh I është drejtuare kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla kolegëve të saj deputetë. “I bëj apel ndërgjegjes Suaj qytetare që në çdo debat të respektojmë kodet tona zakonore, kuvendet e odat shqiptare, të gjithë atë që ne e konsiderojmë traditë të vyer dhe krenohemi me të”, shkruan Nikolla ndër të tjera.