Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker mbërriti në Tiranë për një vizitë disa orëshe për të dhënë mesazhe të qarta nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Zyrtari i lartë amerikan zhvilloi në takim me kryeministrin Edi Ramën dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha, por në axhendën e takimeve të tij nuk ishte presidenti Ilir Meta e për të cilin nuk u dhanë shpjegime. Ajo që ra më së shumti në sy nga kjo vizitë zyrtare në Tiranë e zyrtarit të lartë amerikan ishte mosprogramimi i një takimi me Presidentin e Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, takime të cilat janë traditë e përfaqësuesve të lartë shtetëror. Nuk janë dhënë detaje se nëse mungesa e këtij takimi ka të bëjë me përplasjet e kreut të shtetit me ambasadoren amerikane mbi akuzat që Meta lëshoi në drejtim të Kim se po kryente fushatë për partinë socialiste apo që ajo e ka kërcënuar numrin një të shtetit.