Një mesazh kërcënues ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, është shfaqur në Mitrovicën e Veriut, të martën në mbrëmje. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani pohoi për Radio Evropa e Lirë se kërcënimi ka qënë përmes një mbishkrimi të shkruar në një mur në rrugën "Vasilije Ostrovski".