Një shpërthim lëndësh plasëse ka shënuar tronditjen e radhës për qytetin e Vlorës. Ekplozivi është vendosur gjatë mbrëmjes së të mërkurës në afërsi të “Ujit të Ftohtë”, në hyrje të një objekti i cili prej vitesh është në fazë ndërtimi. Shpërthimi nuk ka pasur dëme të mëdha materiale, kjo pasi sasia e lëndës plasëse e vendosur në objekt, ka qenë e vogël. Specialistët e policisë konfirmojnë se kjo skemë shpërthimi lëndësh të pakonsiderueshme eksplozivi, dyshohet të jetë një mesazh i koduar apo paralajmërim për pronarin e ndërtesës.