Më shumë se dy muaj kanë kaluar nga momenti kur SPAK dorëzoi kërkesën në Kuvend për arrestimin e Belinda Ballukut, dhe socialistët nuk kanë ende një qëndrim të qartë nëse do e dorëzojnë numrin dy të qeverisë para drejtësisë, edhe pse kjo çështje është konsideruar një test kritik për Shqipërinë nga ndërkombëtarët.