Kancelari gjerman Friedrich Merz, ka udhëtuar drejt shteteve të bashkuara të amerikës për një takim me presidentin Donald Trump, në shtëpinë e bardhë. Por vizitat e liderëve të huaj, në shtëpinë e Trumpit, kanë qenë ndonjëherë edhe shpërthyese, ndaj nuk dihet se si do të shkojë takimi me Merz.