Gjykata e Posaccme ka lënë në burg dy efektivët e Policisë Rrugore, Amarildo Lika dhe Elio Picaku, deri në fund të hetimeve, teksa akuzohen për korrupsion. Referuar dosjes janë 8 raste që janë dokumentuar me prova ligjore që i implikojnë efektivët në këtë skemë korruptive. Në një rast korruptimi është zbuluar nga aplikacioni Tik-Tok. Në këtë episdo shtetasja me inicialet B.D, ndan me ndjekësit e saj në tik tok, lajmin e pezullimit të patentës për 3 muaj. Eduart Caka, i cili ka parë në rrjetij social këtë fakt, i ka shkruar në privat. Ai, i lë takim dhe i thotë se do ia zgjidhte një mik i tij, përkundrejt 70 mijë lekëve të rinj dhe do ja kthente patentën. Dhe në fakt patenta iu kthye qytetares pranë një hoteli në Tiranë.